
TIRANË- Artistja Besa Kokëdhima ka folur si radhë herë për jetën personale, ku është shprehur se është e rrethuar me dashuri dhe se ndihet e lumtur krah partnerit të saj. Artistja zbuloi gjithashtu se së shpejti do të vijnë në treg edhe projekte të reja muzikore nga ajo, disa nga to edhe me artistë të cilët i ka njohur jashtë. Deklaratën e bëri e ftuar në “Cherry on Top”.
Besa Kokëdhima: Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime. Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt.
Pyetje: Po me partnerin çfarë ndan më shumë? Çfarë të ka bërë për vete?
Besa Kokëdhima: Shpirti dhe truri.
Pyetje: Çfarë presim tani nga Besa, pas përfundimit të Eurovizionit?
Besa Kokëdhima: Do bëj një fëmijë! Bëra shaka. Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen./ZËRI