Qytetërim

“Zoti është i madh, nuk e di si shpëtova”, Alketa Vejsiu zbulon incidentin që i ndodhi

Alketa tregoi se ajo që kaloi ishte një nga eksperiencat më të frikshme që ka të kaluar.

k.m.
“Zoti është i madh, nuk e di si shpëtova”, Alketa
Alketa Vejsiu

TIRANË- Moderatorja Alketa Vejsiu i ka shpëtuar një aksidenti rrugor. Lajmin e dha vetë ajo në nisje të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, duke iu rrëfyer këngëtares Filloreta Ratit, Fifi. Teksa flisnin të dyja, Alketa tregoi se ajo që kaloi ishte një nga eksperiencat më të frikshme që ka të kaluar.

BISEDA MES TYRE:

Alketa Vejsiu: Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.

Fifi: Je mirë?

Alketa Vejsiu: Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!

Fifi: Të shkuara! Ti je supersticioze?

Alketa Vejsiu: Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB