Qytetërim

Ç'ka ndodhur? Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku "braktisin" gjysmëfinalen e 'Ferma VIP'

Ndërkohë që sa i përket moderatores, Fjoralba, Sonila tregoi se ajo mungon për shkak të një çështjeje shëndeti, por nuk dha më shumë detaje.

k.m.
Ç'ka ndodhur? Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku "braktisin"
Fjoralba Ponari, Sonila Meço dhe Besart Kallaku

TIRANË- Fjoralba Ponari dhe Besart Kallaku, të dy kanë munguar sot në natën gjysmëfinale të "FermaVIP". Vendin e tyre e kanë zënë dy opinionistët Sonila Meço dhe Enkel Demi. Arsyen për mungesën e tyre e ka sqaruar Sonila, e cila bëri me dije se Kallaku ka humbur avionin dhe nuk e ka kapur dot "prime" e sotëm.

Ndërkohë që sa i përket moderatores, Fjoralba, Sonila tregoi se ajo mungon për shkak të një çështjeje shëndeti, por nuk dha më shumë detaje.

"Përshendetje të gjithëve, mirësevini në Ferma VIP. Nuk jam as avatari i Fioralbës, as ndonjë gjetje klishe. Ky është një reality! Ka ndodhur e pamendueshmja. Teksa ishim mbledhur të gjithë, Besi i pari ka humbur avionin, është ngjarja më e shpeshtë që mund t'i ndodhë shqiptarëve. Gjithsesi Besi na e ke borxh stresin që na dhurove këto minuta. E shtrenjta jonë, Fjoralba, për arsye shëndetësore e ka të pamundur prezencën në këtë moment. Është mirë, është jashtë çdo rreziku, do të rikthehet për natën Finale,"-tha Meço./ZËRI

Poll

MOS HUMB