Qytetërim

Shpërthen legjenda gjermane, Oliver Khan: Neuer s'ka më gjunjë për 50 ndeshje brenda vitit

Sipas mediave të huaja, këshilla i vjen nga legjenda tjetër e Gjermanisë, Oliver Kahn.

k.m.
Shpërthen legjenda gjermane, Oliver Khan: Neuer s'ka më
Oliver Kahn dhe Manuel Neuer

GJERMANI- Manuel Neuer konsiderohet si një nga portjerët më të mirë në histori. 38-vjeç, por ai ende është titullar i pazëvendësueshëm, si te “Baverezët” e Bayern Munich, ashtu edhe te “Pancerat” e Kombëtares Gjermane të Futbollit. Por duket se jo të gjithë janë dakord që ai të vazhdojë të mbrojë portën. 

Sipas mediave të huaja, këshilla i vjen nga legjenda tjetër e Gjermanisë, Oliver Kahn.

“Manuel Neuer ka lënë “gjurmë të mëdha” në historinë e futbollit modern. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë. Atij iu desh kohë relativisht e gjatë për të zbritur sërish në fushë. Nuk është e lehtë, por me punë Neuer e fitoi me meritë pozitën e titullarit në kombëtare. Mbi rastin e gafës kundër Real Madrid, e justifikoj se ai nuk ka bërë pushim pas rikuperimit. Gjatë kohës kur unë luaja te Bayern, Mikael Rensing më zëvendësonte në ndeshje të caktuara, teksa rigjeneroja energjitë. Në Mynih nuk ka ndodhur kështu. Mosha është një komponent shumë i rëndësishëm. Ai nuk është në gjendje të jetë në fushë për 50-60 ndeshje në vit,"-tha Kahn./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB