
HUNGARI- Eksperimenti i fundit i Sylvinho-s para se të drejtojë kuqezinjtë drejt Gjermanisë, rezultoi i suksesshëm! Djemtë kuqezinj kanë fituar me rezultatin 3-1 kundër Azerbajxhanit në ndeshjen e luajtur në Hungari. Ishte Nedim Bajrami i pari që ka tundur rrjetën e kundërshtarëve me një goditje jashtë zone që në minutën '11 e që në atë moment shifrat nuk kanë ndryshuar.
Në pjesën e dytë, në minutën e 81, ishte Rei Manaj ai që dyfishoi shifrat. Ndërsa vetëm pak minuta më pas, Qazim Laçi shënoi golin e tretë, por jo të fundit të ndeshjes. Në minutat shtesë, që gjithmonë kanë qenë të vështira dhe famëkeqe për kombëtaren shqiptare të futbollit, Azerbajxhani shënoi. Për kundërshtarët, golin e vetëm të sfidës e shënoi Musa Gurbanli.
MOMENTI I GOLIT ME VIDEO:
-
11 minuta mjaftojnë! Bajrami shënon ndaj Azerbajxhanit
7 Qershor, 19:19 -
Ndryshe nga ndeshja që u luajt kundër Lihtenshtejnit, katër ditë më parë, trajneri Sylvinho sot rikthey titullar portjerin Thomas Strakosha, i cili mbrojti portën së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Arlind Ajeti dhe Elseid Hysajn. Në mesfushë, Ylber Ramadani zëvendësoi Klaus Gjasulën. Përveç Ramadanit, mesfusha u plotësua edhe nga Nedim Bajrami dhe Kristian Asllani, ndërsa sulmi (edhe pse pa gola) iu besua Taulant Seferit, Armando Brojës dhe Jastir Asanit.
Pas këtij testi, Shqipëria do të niset drejt Gjermanisë pasi do të luajë më 15 qershor përballë Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit./ZËRI