
TIRANË- Azerbajxhan është sfida e radhës për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit para nisjes për në Gjermani. Ndeshja do të luhet sot në stadiumin "Haladás Sportkomplexum" në Hungari, në orën 19.00. Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e dy ekipeve, ku në kampin shqiptar pikasen 5 ndryshime me ndeshjen e fundit.
Ndryshe nga ndeshja që u luajt kundër Lihtenshtejnit, katër ditë më parë, trajneri Sylvinho ka rikthyer titullar portjerin Thomas Strakosha, i cili do të mbrojë portën së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Arlind Ajeti dhe Elseid Hysajn. Në mesfushë, Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën. Përveç Ramadanit, mesfusha do të plotësohet edhe nga Nedim Bajrami dhe Kristian Asllani, ndërsa sulmi për këtë ndeshje është në dorë të Taulant Sefit, Armando Brojës dhe Jastir Asanit.
Edhe në këtë ndeshje, skuadra shqiptare shihet si superiore pasi në 5 ndeshje të luajtura, kuqezinjtë kanë fituar 3, barazuar 1 dhe kanë humbur 1./ZËRI