
PRISHTINË- Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, biznesmeni nga Kosova, Kreshnik Gjergji janë në pritje të ëmbël. Kështu të paktën raportojnë media në Kosovë. Moderatorja Krisa Çaushi citoi burime të programit “Stacioni rozë”, duke zbuluar se ajo është në javët e para të shtatzënisë.
“Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para,”- u shpreh në fjalën e saj, gazetarja Çaushi.
Dafina Zeqiri prej kohësh po jeton një histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji. Madje, në disa intervista që vetë Dafina ka dhënë, është shprehur se shumë shpejt do të veshë edhe vellon e bardhë për të kurorëzuar dashurinë e saj. Megjithatë lidhur me shtatzaninë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e këngëtares./ZËRI