
SHBA- Problemi kryesor për personazhet e njohur me famë botërore janë paparacët. Por si duket këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha e ka gjetur një zgjidhje. Në një nga daljet e saj të fundit në qytet, artistja e hitit “I’m a Mess” vendosi që t’iu bënte një ‘prank’ interesant paparacëve, duke i zënë në pritë.
Ajo doli nga një restaurant në Hollywood, me një aparat fotografik në dorë, duke shkrepur fotografi në drejtimin e paparacit që ishte jashtë. Fotografi me të parë 34-vjeçaren me aparat fotografik në duar, filloi të qeshte, por më pas edhe ai i shkrepi asaj disa fotografi. Këtë moment interesant, Bebe Rexha e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok.
/ZËRI