Qytetërim

Lista finale e Shqipërisë për ‘Euro 2024’, kush është lojtari që do të sakrifikohet nga Silvinjo

Me shumë mundësi, pritet që Simon Simoni, portieri i katërt i Kombëtares shqiptare të mos përfshihet në listën finale

E.K
Lista finale e Shqipërisë për ‘Euro 2024’, kush
Kombetarja shqiptarev e futbollit

TIRANË- Lista finale për lojtarët që do të jenë pjesë e Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë do të dorëzohet sot nga Silvinjo, pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin, e cila do të luhet në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00.

Ndërkohë pas kësaj date, çdo kombëtare ka të drejtë të ndryshojë vetëm një lojtar, në rast se dikush që është në listë pëson një dëmtim që e pengon atë të jetë i gatshëm për të luajtur. Pas këtij zëvendësimi, kombëtaret kanë të drejtë të zëvendësojnë vetëm portierin edhe nëse ka nisur turneu, por nëse ky i fundit dëmtohet.

Sakaq, sa i përket listës së Silvinjos, aktualisht në fazën përgatitore që po zhvillohet në Austri, janë 27 lojtarë. Ndodhur në këtë situatë trajnerit do t’i duhet që njërin prej tyre të mos e marrë me vete.

Me shumë mundësi, pritet që Simon Simoni, portieri i katërt i Kombëtares shqiptare të mos përfshihet në listën finale. Megjithatë, do të shihet se si do të shkojë miqësorja e sotme dhe më pas do të vendoset edhe për listën.

Poll

MOS HUMB