
TIRANË- Qielli së shpejti do të ketë një yll të ri: ai mund të ndizet nga sonte deri në fund të verës. Ylli quhet T Coronae Borealis, është 3000 vite dritë larg dhe ndizet periodikisht, në intervale të gjata që mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Herën e fundit, për shembull, u shfaq në 1946 dhe më parë kishte shkëlqyer në vitin 1866. Ndaj astronomët në të gjithë botën po e presin për ta parë të shfaqet përsëri që të mund ta admirojnë me sy të lirë.
“Është një yll që jeton në qetësi, por herë pas here shfaq shkëlqim të jashtëzakonshëm,”- thotë për ANSA, astrofizikani Gianluca Masi.
Sipas parashikimeve, nova mund të rindiezet nga tani deri në shtator 2024 dhe shkëlqimi pritet të jetë i ngjashëm me atë të Yllit të Veriut./ZËRI