Qytetërim

“Më ra të fikët, ai argëtohej me tjetrën”, modelja tregon si zbuloi tradhtinë e futbollistit

Zeta Theodoropoulou ka bërë të ditur publikisht se bashkëshorti i saj ishte duke u "argëtuar" me një tjetër, edhe kur ajo ishte e sëmurë. 

k.m.
“Më ra të fikët, ai argëtohej me tjetrën”,
Zeta Theodoropoulou dhe Panagiotis Tachtsidis

GREQI- Modelja Zeta Theodoropoulou, ka zbuluar arsyen e ndarjes nga futbollisti grek, Panagiotis Tachtsidis me të cilin ishte martuar prej vitit 2016. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ajo zbuloi se arsyeja e ndarjes ishte fakti që i shoqi kishte nisur një lidhje paralele, edhe pse ai nuk ia kishte pranuar. Por ajo ka zbuluar gjithçka. Zeta Theodoropoulou ka bërë të ditur publikisht se bashkëshorti i saj ishte duke u "argëtuar" me një tjetër, edhe kur ajo ishte e sëmurë. 

Ajo po ashtu ka deklaruar se vazhdon të ketë probleme shëndetësore, megjithatë u bën thirrje grave që të qëndrojnë të forta dhe të mos dorëzohen.

Postimi i Zeta Theodoropoulou

“Më ra të fikët, ai argëtohej me tjetrën”,

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të ekspozoja kështu jetën time personale. Por ndonjëherë është e nevojshme dhe duke qenë se ju vazhdoni të më pyesni çdo ditë, është koha të flasim për periudhën e vështirë personale që po kaloj. Për kaq shumë kohë jam përpjekur të përballoj një lojë të vështirë dhe kërkuese dhe në të njëjtën kohë të fsheh mashtrimin nga vetë bashkëshorti im, i cili prej muajsh mban një marrëdhënie paralele. Hera e parë pas disa muajsh që ai erdhi në Greqi ishte në të njëjtën ditë që pata një episod të fikët në emision sepse vuaj nga hipotensioni ortostatik. Dhe kur e lajmëruan ai tha se është jashtë Greqisë dhe nuk mund të bëjë asgjë, por në të njëjtën kohë dhe natën po argëtohej me dikë tjetër, e mora vesh të nesërmen kur u zgjova. Një llogari në Instagram dhe më dërgoi video dhe foto. Që atëherë kam luftuar çdo ditë për shëndetin tim fizik dhe mendor, por edhe me tre sëmundje autoimune që i kam marrë nga trishtimi dhe - 5 kg që kam humbur. Gjatë gjithë këtyre muajve nuk kam pasur asnjë shpjegim nga ai dhe prisja që ai të kthehej dhe të pranonte gjithçka, por do të nisim procedurat e divorcit këtë javë,"-tregoi ajo. 

Duke iu drejtuar grave dhe vajzave që e ndjekin në Instagram, Zeta Theodorakopoulou u dedikoi edhe atyre një mesazh motivues. 

“Kështu që po ju drejtohem të gjitha femrave atje, atyre grave që kanë besuar dhe janë mashtruar, por gjithashtu kanë investuar në një martesë plotë ëndrra dhe shpresa...të rrisim fëmijët tanë. Faleminderit shumë dhe mbani mend se në jetë gjithçka është një zgjedhje. Dhe prej tyre ne gjykohemi dhe përcaktojmë të ardhmen tonë,”-e mbylli ajo postimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB