Qytetërim

Planet për martesë dhe një fëmijë të dytë me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, Fifi: Djali im e ka një vëlla

Këngëtarja deklaroi se i biri dhe djali i modeles s’takohen shpesh për shkak se jetojnë në dy kontinente të ndryshme, por shtoi se kur Troi të vijë në Shqipëri do rrinë së bashku.

f.t
Planet për martesë dhe një fëmijë të dytë me
Fifi dhe Adis Patushi

TIRANË-Këngëtarja Filoreta Raçi, e njohur si Fifi ka folur rreth marrëdhënies së saj me partnerin dhe planet familjare. Fifi ndër të tjera është ndalur dhe te marrëdhënia e djalit të saj me vëllain e tij, Troin, djalin e Adis Patushit me ish-bashkëshorten, Adrola Dushi.

Këngëtarja deklaroi se i biri dhe djali i modeles s’takohen shpesh për shkak se jetojnë në dy kontinente të ndryshme, por shtoi se kur Troi të vijë në Shqipëri do rrinë së bashku.

“Djali im e ka një vëlla, prandaj nuk po nxitoj që t’ia bëj një vëlla ose motër tjetër. Çunat nuk takohen shpesh sepse vëllain e ka në Amerikë, kur të vijë do të takohen”, u shpreh Fifi në “Kurthin e Piter Pan”.

Këngtarja shtoi se pavarësisht se Adis Patushi i propozoi për martesë në skenë, ende nuk janë martuar.

“Nuk jam martuar, vetëm jam fejuar. E bëra bebin se ashtu qëlloi, erdhi nga Zoti, pastaj pasi bëra bebin, u rrit i çik bebi, atëherë më propozoi më tha ‘do të martohesh me mua’. Por akoma s’jam martuar”, tha ajo.

Poll

MOS HUMB