Qytetërim

Skandal te kombëtarja e Ekuadorit, 3 titullarë shthuren në një lokal nate

Humbja 2-0 ndaj Italisë duket se nuk është kaluar lehtë nga kombëtarja e Ekuadorit, pasi para ndeshjes, futbollistët kishin shkuar për të kërcyer me një kërcimtare ekzotike.

k.m.
Skandal te kombëtarja e Ekuadorit, 3 titullarë shthuren në
Kendry Paez

EKUADOR- Federata Kombëtare e Ekuadorit ka kërcënuar të largojnë nga kombëtarja një numër lojtarësh që kishin marrë me vete në një klub striptizmi edhe yllin e ardhshëm të Kombëtares, 16-vjeçarin Kendry Paez. Humbja 2-0 ndaj Italisë duket se nuk është kaluar lehtë nga kombëtarja e Ekuadorit, pasi para ndeshjes, futbollistët kishin shkuar për të kërcyer me një kërcimtare ekzotike.

Videoja ka bërë shpejt xhiron e rrjeteve sociale ndërsa tifozët nuk janë kursyer aspak me ofendimet për 3 futbollistët, Moises Caicedo, Jeremy Sarmiento dhe John Yeboah.

Adoleshenti, i cili ra dakord të nënshkruante për Chelsean në verë, nuk dihet sesi ka hyrë në një festë, ku nuk lejohet që të qëndrojë. Ndaj edhe futbolldashësit shkruajnë në komente se shokët e skuadrës po i sabotojnë karrierën. Ylli konsiderohet të jetë një nga talentet e rinj më të mirë në futbollin botëror. Përveçse për 2 vite do të luajë me Chelsea-n, është kthyer edhe në lojtarin më të ri që ka shënuar për kombëtaren e Ekuadorit. Ai gëzoi zemrat e tifozëve kur ishte vetëm 16 vjeç e 22 ditë./ZËRI

Poll

MOS HUMB