Qytetërim

“Po bëjnë lojë të bukur”/ Sipas Cubi Metkaj një nga këta dy banorë mund ta fitojë "BBV3"

Ndërkohë, këtë sezon ajo është pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, ku ndër të personazhe të tjerë, ai më i veçanti është roli i Egla Cenos në “Big Brother VIP”.

a.l
“Po bëjnë lojë të bukur”/ Sipas Cubi Metkaj
Cubi Metkaj

TIRANË- Cubi Metkaj ishte një nga emrat e përfolur për t'u bërë pjesë e "Big Brother Vip 3", megjithatë lajmet që qarkulluan kudo nuk ishin gjë tjetër veçse thashetheme. E ftuar në "Wake Up", Metkaj thotë se e ka menduar të bëhej pjesë e këtij edicioni por me shumë mundësi do të jetë një nga banoret e edicionit të ardhshëm. 

Ndërkohë, këtë sezon ajo është pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, ku ndër të personazhe të tjerë, ai më i veçanti është roli i Egla Cenos në “Big Brother VIP”. Cubi ka rrëfyer më shumë mbi këtë rol, mendimin e saj mbi banorët, por dhe mbi faktin se pse nuk hyri në këtë format, edhe pse emri i saj ka qenë ndër të përmendurit. 

"E kisha një mendje, isha gati e vendosur 99.9%. Ky 0.01% të prish punë ndonjëherë, e nënvlerësojmë. E mendova por ndoshta vitin tjetër", shprehet ajo. 

Pjesë nga intervista:

Si publik, ke ndonjë simpati për një nga banorët?

Unë isha me Julin, kurse tani jam me Julin dhe me Eglën. Këta janë dy personazhet që i shoh të fortë, i shoh kokë më kokë. Jo se personazhet e tjerë nuk kanë dinamika, kanë dinamika, por duket sikur po rrotullohen rreth vetes. Nuk po prodhojnë kontent, ndërsa Egla edhe pse duket ndonjëherë sikur është e njëtrajtshme, ajo atë karakter ka. Atë njëtrajtësinë e vet ua hedh edhe të tjerëve, por ata nuk dinë se si ta marrin, ta përthithin dhe ta transformojnë në mënyrën e tyre. Në fakt mendoj se Egla po bën lojë të bukur.

Ti e njeh Julin edhe nga jashtë si koleg, si është ai në të vërtetë?

Juli nuk është kështu, është bërë shumë analitik. Duke qenë se të gjithë kanë hyrë me shpat të madhe, edhe Juli është pozicionuar. Ai ka shumë batuta, shumë humor. Nuk është kjo natyra e tij kaq agresive.

Çfarë këshille mund t’i jepje Julit dhe Eglës duke qenë se i ke të preferuar brenda shtëpisë?

Duke qenë se janë të dy aktorë, ndoshta do të ishte më mirë të bënin pak më shumë humor. Të dilnin pak nga loja, nga strategjia. Mendoj se nuk bëjnë humor sepse i ka rrëmbyer kjo loja e agresivitetit dhe e kanë lënë mënjanë.

Ka ndonjë personazh që nuk të pëlqen?

Ka shumë personazhe që nuk më pëlqen loja. Të gjithë, përveç Eglës dhe Julit. (qesh)

U përfol se do të hyje në “Big Brother VIP”, pse nuk ndodhi?

E kisha një mendje, isha gati e vendosur 99.9%. Ky 0.01% të prish punë ndonjëherë, e nënvlerësojmë. E mendova por ndoshta vitin tjetër.

Mbetet për t'u parë në edicionin e radhës nëse Cubi do ta mbajë "premtimin"./ZËRI

Poll

MOS HUMB