Qytetërim

I dashuruar apo jo? Ledri Vula shuan njëherë e mirë kureshtjen e fansave

Moderatorja e programit Lei Kraja i ka bërë disa pyetje pikante këngëtarit, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo rreth situatës së dashurisë në të cilën ai po gjendet.

I.F
I dashuruar apo jo? Ledri Vula shuan njëherë e mirë kureshtjen e
Ledri Vula

TIRANË- Këngëtari i famshëm shqiptar Ledri Vula ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top”.

Moderatorja e programit Lei Kraja i ka bërë disa pyetje pikante këngëtarit, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo rreth situatës së dashurisë në të cilën ai po gjendet.

Pjesë nga intervista:

Ose fol ose hesht përgjithmonë, a je i dashuruar apo je në kërkim të fatit?

Unë i dashuruar kam qenë që prej se kam lindur.

Që të të tërheqë një vajzë vëmendjen si duhet ta bëj, të shkruaj në ëhatsapp, instagram? Apo i ke qejf më të turpshme?

Më të turpshme jo, varet prej kimisë.

Kur je i mërzitur, si e ngushëllon veten?

Shkoj në studio e bëj një këngë. Ose dhe gym, sport.

Sa herë stërvitesh?

Nëse mundem 5 herë në javë, nëse s’kam kohë 3 herë në javë patjetër.

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u ndanë para disa muajsh.

Pavarësisht aludimeve të shumta për ndarjen e tyre, ata asnjëherë nuk kanë treguar publikisht se çfarë ndodhi mes tyre.

Ndërkohë ka pasur dhe shenja të shumta të cilat tregojnë se dyshja mund të jenë sërish së bashku. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB