Qytetërim

Avion privat, jahte dhe pushime të çmendura/ Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez “reklamon” jetën luksoze në rrjete sociale

Fedez dhe Ferragni ndoqën sërish njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë, “paqja” sociale mes tyre zgjati vetëm disa orë, pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.  

I.F
Avion privat, jahte dhe pushime të çmendura/ Pas ndarjes nga Chiara
Fedez dhe Chiara Ferragni

ITALI- Fedez nuk ngurron të postojë jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Ai udhëton me avion privat dhe poston nga jahtet, duke shijuar luksin.

Avion privat, jahte dhe pushime të çmendura/ Pas ndarjes nga Chiara
Fedez duke "reklamuar" gjerdanin e tij me diamante natyrale

Reperi italian ka zgjedhur St. Tropez për të kaluar pushimet e tij ku është fotografuar me sipërmarrësin meksikan Memo Salinas dhe Alessandro Bernini, teksa po shkonin në avionin privat të Fedez.

Avion privat, jahte dhe pushime të çmendura/ Pas ndarjes nga Chiara
Fedez duke "reklamuar" avionin e tij privat

Gjatë këtyre pushimeve, reperi i njohur ndezi thashethemet për një ribashkim me ish bashkëshorten e tij, Chiara Ferragni. Fedez dhe Ferragni ndoqën sërish njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë, “paqja” sociale mes tyre zgjati vetëm disa orë, pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.  

Avion privat, jahte dhe pushime të çmendura/ Pas ndarjes nga Chiara
Fedez nga jahti i tij

Pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragnin, Fedez është duke shijuar këtë verë si beqar. Ai inauguroi sezonin e festave duke shkuar fillimisht në Miami me fëmijët e tij dhe më pas në Los Anxhelos për Coachella. Më pas u kthye sërish në Evropë, ku vizitoi rivierën franceze dhe më pas qëndroi në Sardenja.

Pas ndarjes me Chiara Ferragni, Fedez nuk ka qëndruar larg skandaleve, emri i tij është lakuar shpesh në media për një lidhje të re. Ai u përfol shumë për një marrëdhënie me Garance Authié, e cila më pas dukej se ishte zhdukur nga radari dhe u "zëvendësua" nga Sveva Magatti.

Megjithatë, ka shumë zëra se modelja franceze është ribashkuar me reperin, por për momentin asgjë nuk është konfirmuar. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB