TIRANË – Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, në një konferencë për shtyp me gazetarët, foli për sfidat e ardhshme me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Ai tha se Moldavia është një ekip i mirë organizuar, ndaj duhet të jemi të përgatitur në ndeshjen ndaj tyre. Silvinjo theksoi se janë 4 ekipe që pretendojnë kualifikimin, andaj duhet bërë gjithçka më së miri.
“Jemi në situatën, kur në grup janë 4 skuadra në lojë për t’u kualifikuar. Nuk kemi frikë! Kurrë! Por sigurisht të impenjuar për t’u përgatitur mirë për garën. Kush shkon në fushë 90 minuta, duhet të përgatitet mirë. Të gjithë janë në garë. Kemi vetëm një mungesë që është Mihaj, që nuk ia doli dot, të tjerët janë gati dhe të ndërgjegjshëm se duhet të pëgatitemi sa më mirë për këto sifda finale. Moldavia është një ekip që ka bërë supriza, janë kombëtare e organizuar, prandaj duhet të kemi kujdes dhe të luajmë mirë”, tha trajneri.
Silvinjo: Broja do kohë të rikuperohet, Mitaj 3-4 javë jashtë fushe
Trajneri Silvinjo në konferencë për shtyp tha se Brojës i duhet kohë të rikuperohet. Ai tha se Broja duhet të respektojë shëndetin e tij. Ndërsa, shpjegoi se Mitaj duhet të qëndrojë jashtë fushe 3-4 javë, për shkak të një dëmtimi që ka marrë.
“Broja duhet të respektojmë shëndetin e tij. Stafi teknik monitoron 56 lojtarët. Broja nga 12 tetori kur u rikthye tek Çelësi pasi ishte në kombëtare nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Sot bëhen saktësisht 11 muaj nga dëmtimi i tij. Një dëmtim shumë i rëndë dhe në të tilla situata, lojtari ka nevojë për kohë. Ka bërë disa minuta, por pas rikthimit tek Çelësi nuk ka luajtur, që pas pauzës së fundit të kombëtares.
Mihaj luajti për 82 minuta, por që pësoi dëmtim dhe sipas mjekëve duhet të qëndrojë për 3 – 4 javë jashtë fushave të lojës”, deklaroi tekniku kuq e zi.
Shqipëria kryeson Grupin E. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Moldavinë në fushë kundërshtare më 17 nëntor dhe më 20 nëntor pret Ishujt Faroe./Zëri.ai/