Qytetërim

Xhaketa e Michael Jackson shitet në ankand për 306 mijë dollarë

Kjo xhaketë, e veshur nga ylli i popit amerikan, u shit për çmimin rekord. Në ankand dolën dhe sende apo veshje të artistëve të tjerë të njohur.

D.XH
Xhaketa e Michael Jackson shitet në ankand për 306 mijë
Xhaketa e Michael Jackson

SHBA - Xhaketa ikonë, e veshur nga këngëtari amerikan i popit Michael Jackson u shit për një çmim rekord.

Xhaketa u shit për 306 mijë dollarë. Veshja e veçantë bardhë e zi pritej të shitej për të paktën 245 mijë dollarë.

Artikulli ishte në mesin e më shumë se 200 të tjerëve, që u nxorën në një ankand në Londër.

Mes sendeve që do të shiheshin në ankand kishte nga ata që i përkisnin George Michael, Amy Winehouse, David Bouie, Elvis Presley, Angus Young, John Lennon dhe The Beatles.

Artikujt që i përkasin Michael Jackson janë shitur për mijëra dollarë edhe më parë.

Flokët fallco që këngëtarja britanike Amy Uinehouse mbante në vitin 2007 pritet të shiten nga 18 mijë deri në 36 mijë dollarë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB