Qytetërim

Ndarja e bujshme me Shakirën, Pique thyen heshtjen: Njerëzit nuk dinë asgjë

Pique u shpreh se njerëzit nuk dinë as 10% të asaj çfarë ka ndodhur realisht.

k.m.
Ndarja e bujshme me Shakirën, Pique thyen heshtjen: Njerëzit nuk
Gerard Pique dhe Shakira

SPANJË- Më në fund, pas një viti e gjysëm nga ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique, futbollisti ka vendosur të thyejë heshtjen. Në një bisedë me prezantuesin Jordi Basté, për radiostacionin katalanas "Rac1", Pique ka reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur me këngëtaren kolumbiane. Pique u shpreh se njerëzit nuk dinë as 10% të asaj çfarë ka ndodhur realisht.

“Njerëzit nuk e dinë as dhjetë për qind se çfarë ka ndodhur realisht. Ata bazohen në informacione që kryesisht nuk janë reale. Po t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do të isha mbyllur në banesën time, ose do të isha hedhur nga dhoma e gjumit… E vetmja mënyrë për të dalë i gjallë nga e gjithë kjo është të mos i kushtosh rëndësi çdo gjë”, u shpreh Pique.

Më tej ish-mbrojtësi i Barcelonës tregoi se tani ai nuk duhet të mendojë për çështje të tjera përtej marrëdhënies me partneren e tij aktuale Clara Chía, projektet e tij profesionale dhe mbajtjen private të jetës së tij personale. Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique erdhi pas tradhëtisë që futbollisti i bëri këngëtares, ndërkohë që divorci pasoi dhe me përplasje në lidhje me vendin se ku do të jetonin dy fëmijët e çiftit, për të cilët kujdeset Shakira./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB