
KOSOVË- Teksa menduam se me vërtetë gjithçka midis Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës kishte marrë fund, e vërteta qëndron ndryeshe. Mesa duket çifti ka rënë dakort për tu bërë pjesë e këtyre lajmeve. Të gjitha ato statuse paska qenë të gjitha për pak vëmendje?
Së fundmi këngëtari Ledri Vula u rikthye përsëri nën menaxhimin e Faton Shoshit, i cili pak ditë më parë konfirmoi zërat për ndarjen e çiftit dhe si ideator i kësaj ideje gjithçka shkoi ashtu siç e kishte menduar. Kryefjala.Com ka mësuar se lajmet për ndarjen e çiftit janë vepër e tij. Lajme të tilla janë të njohura edhe nga personazhe të tjerë të showbizit botëror.
Krisja mes çiftit aludohet prej kohësh, por u vu më shumë në dukje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, pjesë e të cilit është bërë dhe Sara, si aktore. Ndryshe nga të pranishmit e tjerë, Sara u shfaq vetëm në këtë premierë, pa praninë e reperit dhe as të familjarëve tëtij. Vetë Sara apo Ledri, nuk i kanë pohuar zërat. /Zëri.ai