
SHBA- Kompania e prodhimit të Robert De Niro, Canal Productions ka humbur gjyqin kundër padisë së ngritur nga ish-asistentja Graham Chase Robinson. Juria hodhi poshtë pretendimin e aktorit se Robinson vodhi miliona milje me fluturime të shpeshta dhe e bëri përgjegjëse për diskriminim gjinor dhe hakmarrje.
Ish-asistentes iu dha më shumë se 1.2 milionë dollarë dëmshpërblim. Shuma ishte e barabartë me pagën e saj për katër vitet e papunë, që kur nuk punontë më për De Niron. Dailymail shkruan se ajo nuk ka mundur të gjejë një punë të re, pavarësisht se ka aplikuar për mbi 600 role. Gjithashtu përveç dëmshpërblimit kompania e aktorit do të duhet të paguajë tarifat e majme ligjore të Chase Robinson.
Avokati i Robinson, David Sanford, në një deklaratë për mediat pas seancës, tha: Ne jemi të kënaqur që juria pa atë që pamë dhe dha një vendim në favor të Chase Robinson kundër kompanisë së Robert De Niro, Canal Productions. Jo vetëm që Robinson fitoi çështjen e saj kundër Canal, por juria e shfajësoi plotësisht duke i konsideruar pretendimet e De Niros kundër saj si të pabaza.
Ndërkohë vetë De Niro, i cili është përfshirë në padi me Robinson që nga viti 2019, nuk ishte në gjykatë. Aktori personalisht u u shfajësua plotësisht nga pretendimet për diskriminim seksual ose hakmarrje.
Robinson u bë asistente e aktorit në vitin 2008 përpara se të promovohej si zëvendëspresidente e prodhimit dhe financave në Canal. Ajo u largua në vitin 2019 dhe ka pretenduar se ai i ka bërë "komente vulgare, të papërshtatshme dhe gjinore" ndaj saj dhe e ka trajtuar atë si një "grua". Robinson kundërshtoi De Niron vetëm dy muaj më vonë. Në atë padi, 41-vjeçarja pretendoi se ai e kishte nënshtruar atë ndaj diskriminimit gjinor, hakmarrjes dhe kushteve toksike të vendit të punës./Zëri.ai