Qytetërim

Sylvinho zyrtarizon kuqezinjtë e Kombëtares për sfidën finale!

Sulmuesi shqiptar i Goteborgut në Suedi Arbnor Muçolli rikthehet me kombëtaren, me ftesën që vjen falë formës mjaft të mirë.

i.h.
Sylvinho zyrtarizon kuqezinjtë e Kombëtares për sfidën
Foto ilustruese

TIRANË- Trajneri Silvinjo ka vetëm 1 risi në listën me 24 futbollistë për dy takimet e ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Sulmuesi shqiptar i Goteborgut në Suedi Arbnor Muçolli rikthehet me kombëtaren, me ftesën që vjen falë formës mjaft të mirë.

Sylvinho zyrtarizon kuqezinjtë e Kombëtares për sfidën

Braziliani ka thirrur tetë sulmues, por nuk ka vend për Armando Brojën që ende nuk është në formën e tij optimale për shkak të dëmtimit. Në listën me 24 lojtarë, 3 janë portierë, 7 mbrojtës dhe 6 mesfushorë.

Futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre nisin grumbullimin në Tiranë të dielën, ndrësa grupi plotësohet më 13 nëntor. Sfida e parë e kquezinjve do të luhet më 17 nëntor në transfertë ndaj përfaqësueses moldave, ndrësa 3 ditë më pas do të presë në ‘Air Albania’ ndaj Ishujve Faroe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB