
KOSOVË- Linda Halimi ka rrëfyer periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me reperin amerikan Big D. Këngëtarja, këtë vit banore e edicionit të dytë të Big Brodher Vip Kosova, ka treguar mes lotësh se si ishte komentuar nga mediat rozë, dhe shtoi se ka ende familjare të saj që nuk i flasin.
Ndër të tjera Linda tregoi se edhe nëna e saj ishte ofenduar, ndërsa të vëllait i kishin bërë presion.
“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde. Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë me te cilet nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun. Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”- u shpreh Linda e përlotur.
Këngëtarja me origjinë nga Vitia pas martesës së saj u shpërngul në ShBA, ndërsa familjarët e saj emigruan në Zvicër. Nga martesa me Davon, fryt i saj është vajza e tyre e vogël Kaimana.