
KOSOVË- Këngëtarja e njohur nga Kosova, Linda Halimi, ka bërë një deklaratë shokuese mbrëmjen e djeshme në "Big Brother VIP Kosova". Ajo rrëfeu se para 13 viteve, Blero, i cili është gjithashtu konkurrent në BBVK, ka insistuar të hyjë në dhomën e saj të hotelit. Sipas Lindës, këngëtari i ka kërkuar të pijnë një gotë verë dhe të qëndrojnë bashkë në dhomë.
"Kjo histori ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother. Kur punoja te emisioni i Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka çuar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe ka insistuar si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time... ka insistuar me ardh lart te dhoma e hotelit me mua. Victory hotel, e mban mend shumë mirë ti. Më the a mund të pimë nga një gotë verë dhe të rrimë pak bashkë te dhoma e hotelit, betohem për Zotin e Madh", tregoi Linda.
Blero e mohoi në mënyrë kategorike që kjo histori të ketë ndodhur.
“Jooo, kjo është një shaka… o zot i madh!”, ishte përgjigja e Bleros, ndërkohë që Linda ka vijuar më tej me akuzat e saj, duke thënë se dhe një natë në shtëpinë e BB, Blero i kaq shkuar me bokse pranë krevatit të saj, dhe i ka propozuar që të heqin mikrofonat.
“Po më vjen kështu, shumë mirë që kemi kamera, monitorohemi! Pyeti banorët këtu nëse unë i shkoj dikujt në shtrat, mund të kem shkuar që ti bëj një shaka me Ganinë, më fal, ti Lindë ke me dalë sonte. Publik, nxirreni sonte, kjo vërtetë paska probleme mendore”, tha Blero më tej, gjatë përballjes së të dyve. Ndërkohë që Linda Halimi nga ana e saj e quajti të pamoralshëm.