Qytetërim

‘Silvinho bëri një vesh shurdh’, media spanjolle lëvdata për trajnerin kuq e zi

Media spanjolle shkruan se kur miqtë e këshilluan Sylvinhon që mos shkonte tek Shqipëria, ai bëri një vesh shurdh. Sylvinho ia doli me Shqipërinë, duke e kualifikuar skuadrën në Euro 2024.

D.XH
‘Silvinho bëri një vesh shurdh’, media spanjolle
Sylvinho

MADRID – Media spanjolle “Sport” i ka dedikuar një shkrim trajnerit të Shqipërisë, Sylvinhos. Në këtë shkrim, thuhen lëvdata për trajnerin kuq e zi. Përpos të tjerash, në artikull nënvizohet se Sylvinho bëri një vesh shurdh, kur miqtë e këshilluan që të mos e lidhë emrin e tij me Shqipërinë. Por, zgjedhja e tij kishte shumë sukses.

Shkrimi i medias spanjolle:

Karriera si trajner e Sylvinhos, ish-mbrojtësi i majtë i Barçës, u ndal, pasi u shkarkua nga Corinthians (klubi ku ai ishte stërvitur si lojtar) në fillim të shkurtit të vitit të kaluar. Dukej se nuk donte më të ishte trajner në ndonjë skuadër, por kjo nuk ndodhi. Ai vijoi pasionin e tij.

Sylvinho ishte në kërkim të një eksperience të re, pasi ishte asistent i Roberto Mancinit, tek Inter dhe i Tite te ekipi brazilian. Ai ishte trajner i Lyonit, por se aty nuk pati shumë sukses dhe u shkarkua. Federata shqiptare e ftoi atë për të qenë trajner.

Sylvinho bëri një vesh të shurdhër ndaj atyre miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë. Ai mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti...dhe në fund vendimi doli shumë i mirë.

Shqipëria do të garojë në fazën finale të Europianit për herë të dytë në historinë e saj. Ekipi u kualifikua si i pari në një grup ku nuk ishte favorit, pasi të tillë ishin Polonia e Levandovskit dhe Çekia. Imazhi i Sylvinhos është përmirësuar në vendin e tij dhe ka fituar besueshmëri ndërkombëtare. Në moshën 49-vjeçare, ai është ende një trajner i ri, studioz dhe këmbëngulës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB