Qytetërim

OpenAI ndërtoi një model të inteligjencës artificiale aq të aftë sa trembi studiuesit

Reuters raporton se OpenAL ndërtoi një model të inteligjencës artificiale, aq të aftë sa të trembi studiuesit.

D.XH
OpenAI ndërtoi një model të inteligjencës artificiale aq
Sam Altman

SHBA - Një version tjetër, i dramës pas shkarkimit të Sam Altman nga OpenAI e rikthimit të tij në detyrë brenda pak ditësh është dhënë nga një raport i Reuters. OpenAI, sipas raportit, thuhet se po punonte në një sistem të avancuar të inteligjencës artificiale, që ishte aq i aftë, sa shkaktoi shqetësim në mesin e stafit të kompanisë.

Studiuesit e OpenAI i shkruan bordit disa ditë përpara se Altman të shkarkohej, duke paralajmëruar se modeli artificial mund të kërcënonte njerëzimin. Modeli, i quajtur Q*, ishte në gjendje të zgjidhte probleme themelore matematikore, që nuk ishin parë kurrë më parë. Megjithatë, problemet nuk kërkonin njohuri të avancuara të matematikës. Por, aftësia për të zgjidhur problemet matematikore është një zhvillim i madh në inteligjencën artificiale.

Ndoshta jo rastësisht, një ditë para se të pushohej nga puna, Altman kishte lënë të kuptohet në një fjalim se kompania që qëndron pas ChatGPT kishte bërë një tjetër përparim. "Katër herë deri më tani në historinë e OpenAI - hera më e fundit vetëm në dy javët e fundit - kam pasur mundësinë të jem në një dhomë, ku po çojmë zbulimet përpara. Të bësh këtë është nder profesional i jetës”, kishte thënë ai.

Raportet e shkruara të studiuesve shkaktuan një zhurmë në OpenAI, bordi i të cilit shkarkoi Altman të premten e kaluar. Bordi e riktheu Altman të martën mbrëma, pasi 750 punëtorë (pothuajse i gjithë stafi) kishin kërcënuar se do të largoheshin nëse Altman nuk kthehej. Siç vë në dukje Guardian, shumë ekspertë janë të shqetësuar se kompanitë si OpenAI po ‘lëvizin shumë shpejt’, duke zhvilluar inteligjencën artificiale të përgjithshme, që mund të kryejë një shumëllojshmëri të gjerë detyrash në ose mbi nivelin njerëzor.

OpenAI u themelua si një sipërmarrje jofitimprurëse me një bord drejtorësh, që drejton një filial tregtar, me në krye Altman. Microsoft është investitori më i madh në biznesin fitimprurës. Si pjesë e marrëveshjes parimore për kthimin në detyrë të Altman, OpenAI do të ketë një bord të ri drejtorësh të kryesuar nga Brett Taylor, një ish-bashkëdrejtor ekzekutiv i kompanisë softuerike Salesforce./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB