
NYON – Në qytetin e Nyonit në Zvicër, është hedhur shorti i dueleve të play off për tri biletat e fundit në Europianin e 2024, kompenticion ku është dhe Kombëtarja e Shqipërisë. Kuqezinjtë janë pjesë e vazos së dytë, në shortin që do të hidhet në Hamburg të Gjermanisë, më 2 dhjetor.

Ndërsa, ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të fazës së playoff do të zhvillohen nga data 21 deri më 26 mars 2024. Kështu, fituesja e çiftit Uells-Finlandë, luan në fushën e saj finalen ndaj ekipit që triumfon në Poloni-Estoni. Fituesja e sfidës Bosnjë-Ukrainë luan në shtëpi përballë skuadrës që kualifikohet në ndeshjen Islandë-Izrael. Fituesja e ndeshjes Gjeorgji-Luksemburg luan në shtëpi përballë fitueses së sfidës Greqi-Kazakistan.

Kujtojmë se Shqipëria është kualifikuar në Euro 2024 në Gjermani si ‘kokë grupi’. Ekipi ynë kombëtar arriti të lërë pas ekipe si Çekia dhe Polonia./Zëri.ai/