Qytetërim

Banorët në panik, minjtë ‘pushtojnë’ Australinë

Banorët e qyteteve bregdetare të Autralisë shprehen se shumë minj, të gjallë dhe të ngordhur kanë 'pushtuar' vendbanimet.

D.XH
Banorët në panik, minjtë ‘pushtojnë’
Murtaja e minjve

AUSTRALI - Mijëra minj - të ngordhur dhe të gjallë - janë parë në plazhet e Queensland të Australisë, duke shkuar shumë pranë banorëve. Shteti ka muaj që po lufton me murtajën e minjve. Një rritje e popullsisë vendase të brejtësve i ka detyruar minjtë të lëvizin drejt bregdetit, në kërkim të ushqimit, por shumë nuk i mbijetojnë udhëtimit, sipas ekspertëve të cituar në mediat lokale.

"Shoku, ka minj kudo," tha Derek Lord, një banor nga qyteti i Normanton, për agjencinë e lajmeve AFP. "Ne kemi makina me qira dhe minjtë shkatërruan një mjet brenda natës, duke hequr të gjitha instalimet elektrike nga hapësira e motorit", tha Lord, 49 vjeç. Minjtë kanë infektuar gjithashtu qytetin fqinj Karumba në javët e fundit dhe disa banorë shqetësohen se do të ketë një efekt negativ të turizmin në zonë, raportojnë mediat australiane. Karumba është qytet i njohur si një parajsë peshkimi dhe për shumëllojshmëri shpendësh.

Banorët në panik, minjtë ‘pushtojnë’
Minj te ngordhur

Disa pamje, postuar në mediat sociale tregojnë grumbuj minjsh të ngordhur të grumbulluar pranë ujit, ndërsa mizat dhe insektet e tjera vërshojnë rreth tyre. Një tjetër pamje tregon një numër të madh të minjve, duke ‘lundruar’ në lumë. Rritja e popullsisë së minjve është shkaktuar nga kushtet ideale të motit të lagësht për mbarështim. Me motin më të lagësht që pritet të mbajë në Queensland, disa njerëz besojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende.

Pjesë të Queensland dhe New South Wales - një shtet juglindor australian - kanë përjetuar një rritje të numrit të brejtësve, tha agjencia kombëtare e shkencës e Australisë në një artikull të vitit 2021. "Ne kemi dëgjuar se ka ende të tjerë minj që po vijnë", i tha AFP-së, Jemma Probert, një pronare e kopanive së peshkimit në Karumba./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB