Qytetërim

“Sillej në mënyrë të pazakontë”, dëshmitari tregon momentet pas abuzimit të Dani Alvesit

Punonjësi ka rrëfyer se vajza tregoi që ishte abuzuar seksualisht nga Dani Alves në momentin që po kërkonte të ikte në shtëpi.

f.t
“Sillej në mënyrë të pazakontë”,
DANI ALVES

SPANJË-Në ditën e dytë të gjyqit kundër Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Sutton, një klub nate në Barcelonë, një nga punonjësit e institucionit pretendoi se e kishte parë brazilianin “duke vepruar në një mënyrë të pazakontë”.

Punonjësi tregoi se vajza e abuzuar ishte shumë keq dhe së bashku me kushëririrën e saj u dërguan në një dhomë pa muzikë për t’i qetësuar. Ai ka rrëfyer se vajza tregoi që ishte abuzuar seksualisht nga Dani Alves në momentin që po kërkonte të ikte në shtëpi.

“Vajza ishte shumë keq, qau shumë. Nuk më tha asgjë. E pyeta nëse donte të bënte një raport, por ajo tha jo sepse nuk do ta besonin. Dani Alves është klient i rregullt. Vura re se ai po pinte diçka dhe po sillej në mënyrë të pazakontë. Këtë ua kam thënë kolegëve, por jo drejtorit. Ne i dërguam (viktimën dhe kushërirën e saj) në një dhomë pa muzikë për t’i qetësuar. Ankuesja ishte mjaft e mërzitur, duke thënë se donte të shkonte në shtëpi. Më duhej të dija se çfarë kishte ndodhur për të aktivizuar protokollin. Pikërisht aty ajo na tha se kishte qenë viktimë e sulmit seksual dhe se ishte Daniel Alves”, rrëfeu shefi Sutton.

Në seancën e parë gjyqësore u dha dëshmia e kushërirës së viktimës dhe e tre punonjësve të klubit të natës. Ngjarja ka ndodhur në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës më 30 dhjetor 2022. Nëse shpallet fajtor, ish-lojtari i Barcelonës rrezikon deri në 10 vite burg. Alvez deri më tani i ka mohuar akuzat./ZËRI

Poll

MOS HUMB