Qytetërim

“Shqiptarët xhelozë”, Osman Azemi kërkon falje: Kam pas qejf me bo satirë, dëmi tani u bë

Pas bujës që shkaktoi deklarata e tij, se shqiptarët janë xhelozë, aktori ka vendosur të tërhiqet, e madje të kërkojë ndjesë për shqetësimin e krijuar

E.K
“Shqiptarët xhelozë”, Osman Azemi kërkon falje: Kam
OSMAN AZEMI

KOSOVË- Aktori i humorit Osman Azemi, ka kërkuar falje në lidhje me deklaratën e bërë prej tij pak ditë më parë, se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë pë rata të Kosovës. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Pressing, Azemi tha se deklaratën e ka bërë me humor, ndërsa kërkoi falje për të gjithë situatën e krijuar.  

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq”, tha Azemi.

“Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, vijoi aktori.

“Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi më tej.

Deklarata e tij e parë u bë virale në rrjetet sociale, edhe për shkak të reagimeve të shumta që pati nga personazhe të njohur të medias, dhe artit në të dy anët e kufirit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB