Qytetërim

E mbylli shpejt eksperiencën në Big Brother, Drini Zeqo rikthehet në ekran, i qëndron besnik logos së vjetër

Drini ka vendosur që të rikthehet sërish në Klan, ku do të prezantojë edicionin qendror të lajmeve, që deri tani i ishte besuar për vite me radhë Reis Çiços

E.K
E mbylli shpejt eksperiencën në Big Brother, Drini Zeqo rikthehet
drini zeqo

TIRANË- Pas një viti të dështuar, dhe një eksperience që u mbyll shpejt në Big Brother Vip 3, Drini Zeqo është rikthyer edhe njëherë në Klan, ku do të prezantojë edicionin qendor të lajmeve. Njoftimi është bërë nga vetë Drini, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se përveç se rikthimit si spiker lajmesh, në ekranin ku qëndroi për vite me radhë, të tjera projekte të reja janë rrugës.

“Si në shtëpi, në Klan, në edicionin kryesor në 19:30 do të shihemi çdo mbrëmje. Projekte të reja janë rrugës. Këtë sezon bëhen 25 vite angazhim me kohë të plotë në televizion. Kush bën përditë televizion e di sfidën për të mos e humbur asnjëherë ekranin. I gjithe motivi im në fakt jeni ju që më ndiqni dhe familja ime. Mirënjohje për të gjithë kolegët e vjetër dhe të rinj”, shkruan Drini Zeqo në postimin e tij.

Vitin e kaluar ai u bë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother Vip, rrugëtim të cilin e mbylli shpejt, për shkak të një problemi shëndetësor të motrës së tij, e cila kishte nevojë për përkujdesje. Të gjithë menduan se Drini do të niste një eksperiencë të re në TCH, por duket se ai i ka qëndruar besnikë logos së vjetër, duke u rikthyer në Klan./ZËRI 

Poll

MOS HUMB