Qytetërim

Hysaj mbetet në tribunë, Lacio e lë jashtë planeve për këtë sezon

Mbrojtësi nuk pranoi asnjë prej opsioneve që iku ofruan nga skuadra të tjera, dhe këtë sezon do të përfundojë në tribunë

E.K
Hysaj mbetet në tribunë, Lacio e lë jashtë planeve për
elseid hysaj

ITALI- Elseid Hysaj është jashtë planeve të Lacios për këtë sezon futbollistik.

Mbrojtësi kuqezi, sipas asaj që raportojën mediat italiane, është lënë jashtë listës së futbollistëve me të cilët Lacio do të garojë në Serinë A.

Rrjedhimisht futbollisti shqiptar do të përfundojë në tribunë, edhe pse do të stërvitet dhe do të paguhet nga klubi roman. Mbrojtësi 30-vjeçar, me një pagë prej 2.8 milionë euro neto, është pjesë e skuadrës së Lacios që nga viti 2020 dhe ka luajtur 82 ndeshje me fanellën bardhekaltër duke shënuar 2 gola.

Klubi kërkoi që ta sistemonte Hysajn në ndonjë skuadër tjetër, por mbrojtësi i refuzoi opsionet duke këmbëngulur për t’i luajtur shanset me rivalët në pozicionin e tij. Me sa duket kjo nuk u pëlqeu drejtuesve dhe vendosën të marrin këtë vendim drastik.

Poll

MOS HUMB