Qytetërim

Mario Mitaj zgjedh milionat arabe, bëhet shok skuadre me Benzema

Mbrojtësi shqiptar, do të luajë së bashku me disa kampionë si Ngolo Kante, Karim Benzema etj.

F.I
Mario Mitaj zgjedh milionat arabe, bëhet shok skuadre me Benzema
Mario Mitaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën te skuadra e Al Itihad në Arabinë Saudite. Mediat e huaja raportojnë se mbrojtësi largohet nga Lokomotiva e Moskës në formën e huazimit teksa klubi arab do të përfitojë 1 milion e 200 mijë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.

Mbrojtësi shqiptar, do të luajë së bashku me disa kampionë si Ngolo Kante, Karim Benzema etj. Sipas informacioneve, Mitaj do të përfitojë rreth 3 mln euro në sezon me Al Itihad. Operacioni u finalizua nga agjenti i tij, Silvio Pagliari./ZËRI

Poll

MOS HUMB