Qytetërim

Shokuese! Ish-partnerja e Travis Barker pretendon se ai donte të bënte seks me Kim Kardashian!

Moakler thotë se ajo u përball me Kim, nëse ajo ishte e interesuar për Barker dhe përgjigja e saj bëri pak për të shuar dyshimet e saj.

f.t
Shokuese! Ish-partnerja e Travis Barker pretendon se ai donte të bënte
Kim Kardashian, Travis Barker dhe Shana Mockler

SHBA- Travis Barker duket se ka një histori me familjen Kardashian vite përpara se të martohej me Kourtney. Pretendimet e ish-bashkëshortes së tij Shana Mockler janë shokuese dhe mund të sjellin një 'dramë' të re në familjen Kardashian.

Ish-bashkëshortja e Travis Barker ka pohuar se ai kishte bërë plane me Kim Kardashian për të bërë seks së bashku. Gjatë paraqitjes së saj në podcastin “Dumb Blonde”, Shana tregoi se ajo dhe Barker gjatë kohës që po përpiqeshin të shpëtonin lidhjen e tyre martesore, Kim dhe ish-partneri i saj kanë shkëmbyer mesazhe dashurie me njëri-tjetrin.

Shanna tha se kur i tregoi Barker-it mesazhet, ai dyshohet se i fshiu. Madje Moakler thotë se ajo u përball me Kim, nëse ajo ishte e interesuar për Barker dhe përgjigja e saj bëri pak për të shuar dyshimet e saj.

'Ata po përpiqeshin të takoheshin në shtëpinë e motrës së saj për të bërë seks. Doja që kjo marrëdhënie të funksiononte. Isha shumë e dashuruar me të. Kim Kardashian thjesht më tha: Nuk më pëlqejnë djemtë e bardhë. Travis dhe unë nuk u shëruam dot kurrë pas kësaj ngjarje,"- u shpreh ish-bashkëshortja e Travis Barker.

Mockler dhe Barker u martuan në vitin 2004 dhe patën dy fëmijë, Landon dhe Alabama. Që nga maji 2022, Barker është i martuar me motrën e Kim, Kourtney. Barker ka bërë pak për të mohuar tërheqjen e tij të dukshme ndaj Kim-it, dhe madje ka deklaruar në kujtimet e tij ‘Can I Say’, të publikuar në vitin 2015, se ndjente një tërheqje të fortë ndaj saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB