Qytetërim

ZËRI zbulon 'banoren sekrete' të 'BBVIP3', pjesë e spektaklit edhe Bora Kokëdhima

Fillimisht ajo u bë e njohur për publikun pasi është vajza e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, por edhe si motra e vogël e këngëtares Besa Kokëdhima.

k.m.
ZËRI zbulon 'banoren sekrete' të 'BBVIP3',
Bora Kokëdhima

TIRANË- Bora Kokëdhima do të jetë një nga banorët e "Big Brother VIP 3". Lajmin e ka mësuar ekskluzivisht ZËRI. Stilistja e “Savage” duket se ka zgjedhur që të rikthehet në vëmendjen e publikut pas shumë kohësh që ishte larguar nga emisionet dhe sfilatat. Kësaj herë duket se ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t'u rikthyer në vëmendjen e publikut.

Fillimisht ajo u bë e njohur për publikun pasi është vajza e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, por edhe si motra e vogël e këngëtares Besa Kokëdhima. Më pas, ajo iu fut botës së stilit duke krijuar kështu edhe emrin e saj si një nga më të njohurat në vend. 

Në 13 Janar do të startojë zyrtarisht edicioni i tretë i i Big Brother Albania Vip, ku drejtimi i këtij edicioni i është besuar Ledion Liços./ZËRI

Poll

MOS HUMB