Qytetërim

Qazim Laçi ka fituar zemrat e të gjithë, pritet si hero te Sparta Praga

Qazim Laçi u prit si hero pas rikthimit tek Sparta e Pragës. Pritet ta shohim djaloshin 27-vjeçar edhe teksa luan me Kombëtaren Shqiptare në Euro 2024.

D.XH
Qazim Laçi ka fituar zemrat e të gjithë, pritet si hero te
Qazim Laci

PRAGË – Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë Qazim Laçi është kthyer në një nga futbollistët më të dashur për shqiptarët. Ai duket se është përshtatur mjaft mirë edhe tek gjigandët çek të Spartës së Pragës.

Sparta e Pragës po performon mjaft mirë, teksa sezonin e kaluar fitoi titullin kampion në Çeki. 27-vjeçari jep gjithmonë zemrën në fushë dhe është mjaft i dashur edhe nga tifozët e Spartës.

Pikërisht skuadra kampione e Çekisë ka publikuar një video të Laçit, ku ai takon futbollistët e tjerë dhe stafin teknik. Rikthimi i Laçit duket se pritet me shumë entuziazëm. Laçi do të jetë shok skuadre me Indrit Tuçin, kurbinasin, që Sparta e bleu nga Lokomotiva e Zagrebit.

Sparta e Pragës kryeson kampionatin çek me 50 pikë në 19 ndeshje, ndërsa e ndjek këmba-këmbës skuadra e Slavia Pragës. Qazim Laçin pritet ta shohim me Spartën, por edhe me Kombëtaren Shqiptare në Euro 2024./ZËRI/

Poll

MOS HUMB