
SHBA- Sofia Vergara ka dhënë një intervistë, e cila nuk ka shkuar aq mirë, jo për të, por për gazetarin. Aktorja kolumbiane ishte e ftuar në emisionin “El Hormiguero”, për të promovuar serialin e saj të ri, i cili do të publikohet në Netflix, me titull “Griselda”. Ndaj teksa fliste për karrierën e saj dhe përmendte serialin “Familja moderne”, ku luante, gazetarja gjeti rastin ta “tallte” për theksin e saj në anglisht.
"Thuaje përsëri, si thua "Familje moderne"?,"- e pyeti gazetari, me aktoren që fillimisht nuk e kuptoi arsyen e pyetjes së tij. Kur ajo e kuptoi se ai i po tentonte të tallej me theksin e saj, ajo tha: Oh, po më pyet mua sepse flet anglisht më mirë se unë, a? Ha.
Así hundió la actriz Sofía Vergara a Pablo Motos en El Hormiguero cuando cuestionó su inglés. pic.twitter.com/2RnzApN4MM
— Fonsi Loaiza (@FonsiLoaiza) January 9, 2024
Por nuk u ndal me aq, pasi kundërsulmoi dhe e pyeti gazetarin: Më kujto. Sa nominime për Emmy keni në Shtetet e Bashkuara? Sa herë jeni nominuar në Golden Globes?
Kur pa se gazetari nuk kishte përgjigje për t'i dhënë, Sofia Vergara e shikoi me ironi dhe më pas i buzëqeshi publikut./ZËRI