
TIRANË- Në 100-vjetorin e lindjes së një nga ikonave të artit shqiptar, Kadri Roshi, u zhvillua një eveniment mbi kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe për të nderuar trashëgiminë artistike që ai la pas. Me një karrierë të pasur dhe të shumanshme, Kadri Roshi shquhet si një nga pikat kryesore të artit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme në kinematografi, teatër dhe shfaqje artistike të ndryshme.
Në këtë event të veçantë për 100-vjetorin e lindjes së tij, personalitete dhe figura të shquara të artit dhe kulturës shqiptare u mblodhen për të nderuar një njeri të rrallë që ka lënë shpirtin e tij në secilin projekt dhe ka formuar brezat me një trashëgimi të pasur. Kadri Roshi nuk është vetëm një artist i madh, por një simbol i përhershëm i kulturës dhe identitetit shqiptar.
Ai ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm./ZËRI