
HUNGARI-Në Hungari, u zhvillua “Kupa e Skënderbeut”, një turne prestigjioz i mundjes së krahut, që mblodhi garues nga e gjithë bota. Fitues u shpall sportisti shqiptar Shkëlqim Koçi.
Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina:
Mundja me dorën e majtë – Mposhti një kundërshtar serb në finale.
Mundja me dorën e djathtë – Triumfoi ndaj kampionit hungarez.
Kjo garë, që mbajti emrin e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut, u organizua nga kampioni botëror László Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi. Mundja e krahut thuhet se e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.