Qytetërim

Mançester dhe PSG-ja: Milionat që nuk sollën kurrë tituj evropianë - Shpenzimet neto të 10 klubeve më dorëlëshuara

Në këtë listë, 7 skuadra janë nga Anglia, 2 nga Italia dhe një nga Franca.

Redaksia Zëri

Mançester dhe PSG-ja: Milionat që nuk sollën kurrë tituj

MANÇESTER– Në 13 vitet e fundit, Mançester Junajtidi dhe PSG janë dy klubet me shpenzimet më të mëdha për afrime lojtarësh në raport me të hyrat nga largimet dhe shitjet e tyre: me një total prej 1.5 miliardë euro dhe 1.3 miliardë euro përkatësisht.

Uebsajti i specializuar për transferimet, Transfermarkt, publikoi një analizë ekonomike të diferencave mes shpenzimeve për afrime lojtarësh me të hyrat nga shitjet. Junajtidi dhe PSG-ja kryesonin. Pas tyre, Mançester Siti renditet i treti me 1.2 miliardë euro, ndjekur nga Çelsi me 1.14 miliardë euro dhe Arsenali me 0.97 miliardë euro. Në këtë listë, 7 skuadra janë nga Anglia, 2 nga Italia dhe një nga Franca. Milani dhe Juventusi përfaqësojnë Italinë, me shpenzime prej 674 milionë euro dhe 631 milionë euro përkatësisht.

Totenhemi, Uest Hemi, dhe Njukasëll Junajtid plotësojnë dhjetëshen e parë. Ndër to, e habitshme është se defiçiti i Junajtidit, i shpërblyer me vetëm një Europa Ligë në vitin 2017, e dalë plotësisht nga harta e fituesve të Premier Ligës angleze, nuk justifikon lumin e milionave të derdhur pa mirëmenaxhim./ZËRI

Poll

MOS HUMB