Qytetërim

Lacioja "ngec" sërish në "Olimpiko", por projekti i stadiumit të ri merr dritë jeshile

Pavarësisht zhgënjimit në kampionat, Lacioja po ecën përpara me projektin e stadiumit të ri, "Flaminio".

Redaksia Zëri
Lacioja "ngec" sërish në "Olimpiko", por projekti
FOTO ILUSTRUESE

ROMË– Lacioja nuk po arrin të shfrytëzojë avantazhin e fushës së vet, duke lëshuar pikë të rëndësishme që do ta afronin me kreun e kampionatit. Pas disfatës së rëndë 0-6 ndaj Interit në "Olimpico", bardhekaltrit nuk kanë mundur të fitojnë as ndaj Fiorentinës, Atalantës, Comos, Napolit dhe së fundmi Udinezes, përpara publikut të tyre. Këto rezultate kanë lëshuar terren në garën për zonën e Champions League. Në të kundërt, jashtë fushe lacialët kanë treguar një ecuri të shkëlqyer, me shtatë fitore në tetë ndeshje.

Një tjetër pengesë e përsëritur për Lacion është Udineze. Në gushtin dhe në marsin e vitit 2024, Lacioja pati humbur edhe dy herë të tjera përballë tyre: 2 me 1 dhe 1 me 2. Friulanët janë shëndrruar një pengesë e vështirë, pavarësisht pozicionit të saj në mesin e tabelës. Në këtë barazim, Lazio u shfaq e lodhur fizikisht dhe nuk gjeti zgjidhje në sulm, me Çaunën dhe Nozlin që nuk bënë diferencën. Mungesa e Rovelës, Castellanosit dhe Tavaresit peshoi në lojën e skuadrës, ndërsa ish-pëlqimin e vjetër lacial, francezi Tovin, shkëlqeu për friulanët, duke shënuar golin e parë, që u barazua më pas nga Romanjoli.

Pavarësisht zhgënjimit në kampionat, Lacioja po ecën përpara me projektin e stadiumit të ri, "Flaminio". Me një kapacitet prej 50,570 vendesh dhe një kosto prej 438.2 milionë euro, projekti është miratuar nga autoritetet vendore dhe synon të përfundojë deri në vitin 2029, përpara Europianit 2032. Financimi do të mbulohet përmes kredive, autofinancimit dhe kontributeve publike, ndërsa klubi synon të sigurojë të ardhura nga sponsorizimet, eventet dhe turizmi sportiv.

Lacioja ka një mundësi në Europa League, të enjten pret Viktoria Plzenin në Romë. Një fitore do ta dërgonte në çerekfinale dhe do të mbante gjallë shpresat për një trofe evropian, një objektiv i arritshëm duke parë ecurinë e saj në këtë kompeticion si e para e grupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB