Qytetërim

Humbi ndjenjat në fushë, Rey Manaj në merak për Kombëtaren: A mund të luaj sërish?

Nga impakti i përplasjes, Manaj humbi vetëdijen për disa minuta dhe u dërgua me ambulancë në spital.

k.m.
Humbi ndjenjat në fushë, Rey Manaj në merak për
Rey Manaj

TURQI- Rey Manaj është mirë. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, u dëmtua që në minutën e 3-të të ndeshjes me Göztepe, pasi u përplas kokë më kokë me mbrojtësin Koray. Nga impakti i përplasjes, Manaj humbi vetëdijen për disa minuta dhe u dërgua me ambulancë në spital. Por mediat turke kanë bërë me dije sot se nuk gjetën asnjë serioze nga analizat që i bënë trurit, mushkërive dhe gjakut të sulmuesit shqiptar.

Humbi ndjenjat në fushë, Rey Manaj në merak për
Momenti i përplasjes

Manaj, i cili po trajtohej në Spitalin e Kërkimit dhe Trajnimit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Sivas Cumhuriyet, i pyeti mjekët kur i erdhi vetëdija: A do të jem në gjendje të luaj javën tjetër?

MOMENTI ME VIDEO I PËRPLASJES:


Kështu që pas një nate të kaluar në spital, Manaj do të rikuperohet në shtëpi, për të qënë më pas i gatshëm për skuadrën, por edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila do të luajë disa ndeshje këtë muaj. 28-vjeçari nga Lushnja, mund të jetë në mesin e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Në këtë sezon, Manaj ka zhvilluar 19 ndeshje me klubin turk, ku ka shënuar 7 gola dhe dhënë 2 asist./ZËRI

Poll

MOS HUMB