Më 31 maj 2025, kolektivi gjerman Keinemusik do të performojë për herë të parë në Shqipëri, në një event të organizuar në Liqenin e Tiranës. &ME dhe Adam Port, dy nga emrat kryesorë të grupit, do të sjellin tingujt e tyre karakteristikë të deep house, afro dhe minimal techno, në një natë që pritet të tërheqë një audiencë të gjerë të apasionuar pas muzikës elektronike.
Keinemusik është një nga kolektivat më me ndikim në këtë rrymë, duke performuar në skena si Burning Man, Tomorrowland, Coachella dhe Pacha Ibiza. Stili i tyre unik ka fituar ndjekës besnikë në mbarë botën, falë kombinimit të tingujve ritmikë dhe atmosferës së veçantë që krijojnë në çdo performancë.
Eventi organizohet nga Sono Entertainment në bashkëpunim me Alpha & Gate. Pjesëmarrësit mund të regjistrojnë interesin e tyre për biletat përmes faqes së Instagramit @sono.ent./ZËRI