Qytetërim

"Rruga e qelqtë" e Premier Ligës, gjithçka e hapur, dhjetë ndeshje nga mbarimi i kampionatit

Notthingam-i, Çelsi dhe Mançester Siti, kanë vetëm pozita momentale më të favorshme se të tjerat.

Redaksia Zëri
"Rruga e qelqtë" e Premier Ligës, gjithçka e hapur,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- ’Rruga e qelqtë’’ kemi vendosur ta quajmë aksin që ndërtohet në tabelën e renditjes së skuadrave në Premier Ligën angleze. Në kampionatin ishullor mbeten edhe 10 javë për t’u luajtur, 30 pikë në lojë, e megjithatë, vendi i tretë (Notthingam Forest, 51 pikë) është vetëm 9 pikë i shkëputur nga vendi i dhjetë (Fulham, 42 pikë).

Në këtë rrugë të brishtë, ku gjithçka është e hapur, njëherësh e brishtë dhe e thyeshme përpara forcës që ushtrojnë përplasjet e skuadrave që garojnë fort e më fort në atë që jo më kot njihet si kampionati më i fortë i Botës, gjithçka mund të ndodhë. I pari që thyhet është... qelqi.

Notthingam-i, Çelsi dhe Mançester Siti, kanë vetëm pozita momentale më të favorshme se të tjerat. Brajtoni është vetëm një pikë pas Sitit dhe do të përballen më 15 mars, Aston Vila është dy pikë pas Sitit dhe do të përballet me Brajtonin në fillim të prillit, Njukasëlli është tre pike pas Sitit.

Asnjera nga këto skuadra nuk di dhe nuk dëshiron të falë. Bournermouth-i dhe Fulhami po ashtu janë pjesë e këtij aksi. Në javët e ardhshme gjithçka mund të ndodhë, për 2 vende në Ligën e Kampioneve dhe 1 vend në Ligën e Evropës, 10 javë nga përfundimi i kampionatit anglez, tetë skuadra janë matematikisht në lojë dhe jo vetëm matematikisht. Kampionati anglez asnjëherë nuk kursehet në surprizat e minutave të fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB