Qytetërim

LA LIGA/ Java e njëzet e shtatë. Dy skuadrat e Madridit ndërrojnë vendet si ndjekëset e Barcelonës

Reali i Madridit, me dy golat e Mbapesë dhe Vinisiusit në pjesën e parë, fitoi 3 pikë me rezultatin 2-1 në ‘’Santiago Bernabeu’’.

Redaksia Zëri
LA LIGA/ Java e njëzet e shtatë. Dy skuadrat e Madridit
FOTO ILUSTRUESE

Të dielën, dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletiku, ndërruan vendet me njera-tjetrën në renditje, si ndjekëse të Barcelonës, që ka një ndeshje të paluajtur ende me Osasunës pas vdekjes tragjike të mjekut të skuadrës pak çaste para se skuadrat të zbrisnin në fushë. Reali u barazua me pikë me Barcelonën, 57 të tilla dhe renditet i dyti, ndërsa Atletikoja do të jetë në vendin e tretë me 56 pikë.

Reali i Madridit, me dy golat e Mbapesë dhe Vinisiusit në pjesën e parë, fitoi 3 pikë me rezultatin 2-1 në ‘’Santiago Bernabeu’’. Vinisiusi shënoi një gol individual, duke bërë një diagonale vetanake nga e majta drejt qendrës, sa me forcë dhe këmbëngulje, aq edhe me teknikë. Goli i bukur me ndihmë traverse i Pedro Diazit të Rajo Valekanos rezultoi i pafuqishëm për shkëndija të tjera.

Atletikoja udhëtuese në ‘’Alfonso Perez’’ të skuadrës së Getafes pati një ndeshje dramatike. Në minutën e shtatëdhjetë e pesë madrilenët kaluan në avantazh 1-0 me penalltinë e Sorlothit. Trembëdhjetë minuta më vonë, në pozita sulmuese, Correa bën një faull të rëndë dhe ndëshkohet me të kuq. Në aksionin pauses, fati e deshi që Arambarri të barazonte menjëherë shifrat në minutën e tetëdhjetë e tetë. Në minutat shtesë ishte sërish Arambarri që zgjati këmbën për t’i ndryshuar drejtim një gjuajtjeje nga jashtë zones të shokëve të tij që portiere Oblak e kishte në kontroll. Devijimi ndryshoi rrjedhë dhe e shpuri në rrjet duke ndërruar lojën: Getafe-Atletiko 2-1.

Tri të mëdhatë e kampionatit spanjoll do të vijojnë t’i kryqëzojnë shikimet ndaj njeri-tjetrit në "trekëndëshin e zjarrit": më 12 mars Atletikoja pret Realin e Madridit në ‘’Visente Kalderon’’ për të sfiduar rezultatin në fuqi nga takimi i parë i fazës gjashtëmbëdhjetëshe të Ligës së Kampioneve, 2-1 për Realin. Më 16 mars luhet ndeshja e vlefshme për La Liga Atletiko e Madridit-Barcelona./ZËRI

Poll

MOS HUMB