Qytetërim

Los Angels Lakers humbin ndeshjen dhe yllin e skuadrës ndaj Boston Celtics

Ajo që shqetëson më tepër është dëmtimi i James-it.

Redaksia Zëri
Los Angels Lakers humbin ndeshjen dhe yllin e skuadrës ndaj Boston Celtics
LeBron James

BOSTON, SHBA- Në Boston po luhej përballja e Boston Celtics me Los Angeles Lakers, mbetej 6 minuta e 44 sekonda të mbyllej pjesa e katërt e lojës. LeBron James-i, i cili e kishte udhëhequr skuadrën e tij të ngushtonte diferencën 22-pikëshe në vetëm 8 pikë diferencë, 92-85, përpiqet me mjeshtërinë e tij të shmangë Jaylen Brown-in e Celtics dhe gabimisht lëndon ijën e majtë. Lëndimo e shtyu të braktisë ndeshjen. Lakersi, ndaj Celticut ndali serinë e tetë fitoreve radhazi, duke e humbur takimin 111-101. Ajo që shqetëson më tepër është dëmtimi i James-it.

ESPN njoftoi se bëhet fjalë për një dëmtim që do të kërkojë javë, dhe jo ditë, për t’u shëruar. Lojtari, nga ana e tij, u përpoq t’i qetësonte tifozët duke kërkuar më shumë përqëndrim në lojë. Përpara kamerave trokiti gishtat në një dollap zhveshjes, kur u pyet se nëse dëmtimi është i të njëjtës përmasë me atë të viteve më parë që e largoi disa muaj nga basketbolli.

Edhe pas kësaj humbjeje, Lakers janë 18-4 në 22 ndeshjet e fundit dhe mbajnë vendin e tretë në Konferencën Perëndimore, gjysmë ndeshjeje pas Denverit të vendit të dytë. James-i, 40 vjeç, ka luajtur në 58 nga 62 ndeshjet e Lakers deri të shtunën dhe ka qenë një faktor kyç në suksesin e tyre, me një mesatare prej 25 pikësh për ndeshje (51.7% nga fusha, 38.4% për trepikësha), 8.5 asistime dhe 8.2 kërcime./ZËRI

Poll

MOS HUMB