Qytetërim

“E tradhtoi me trajnerin”, Ter Stegen përgënjeshtron lajmet: Jam i tronditur!

Sipas deklaratës së saj, Jehle e tradhëtoi Ter Stegen me trajnerin e tij personal dhe ata janë ndarë prej 2 muajsh, ndërsa futbollisti jeton vetëm.

I.F
“E tradhtoi me trajnerin”, Ter Stegen përgënjeshtron
Marc Andre Ter Stegen dhe Daniela Jehle

BARCELONË- Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen dhe bashkëshortja e tij, Daniela Jehle disa ditë më parë njoftuan se po divorcohen. Ndonëse ata nuk dhanë asnjë arsye rreth shkakut të dicorcit së tyre, gazetarja Julia Canet tha në “Catalunya Radio” se në fakt ish-partnerja e tij, e tradhëtoi.

Sipas deklaratës së saj, Jehle e tradhëtoi Ter Stegen me trajnerin e tij personal dhe ata janë ndarë prej 2 muajsh, ndërsa futbollisti jeton vetëm. Menjëherë pas kësaj deklarate të bujshme ka reaguar edhe portieri duke i përgënjeshtruar lajmet. Ai u shpreh se ndarja mes tyre ishte paqësore dhe nuk ka ndodhur asnjë tradhëti.

“Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga ‘Catalunya Radio’, për lajme të rreme dhe shkelje të të drejtave personale. Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që kanë shpërndarë lajme të rreme, duke ofenduar gruan time Daniela dhe reputacionin e saj publikisht në një mënyrë shumë të keqe. Nuk ka pasur asnjë pabesi të Danielës. Asnjë person i tretë nuk ka qenë i përfshirë. Dëmi është i pariparueshëm”, shkruan Ter Stegen.

“E tradhtoi me trajnerin”, Ter Stegen përgënjeshtron

Çifti kanë qenë së bashku për 13 vite dhe kanë dy fëmijë. Disa ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ata njoftuan se po ndahen./ZËRI

Poll

MOS HUMB