Qytetërim

Sherr i fortë dhe të qara pas spektaklit, Meritoni dhe Ilnisa puthen në buzë pas debatit

Puthja që u nis për të thënë lamtumirë, ngrohu sërish raportin mes çiftit ende të padeklaruar

E.K
Sherr i fortë dhe të qara pas spektaklit, Meritoni dhe Ilnisa puthen
Ilnisa dhe Meritoni

TIRANË- Pas një debati të nxehtë mes tyre menjëherë pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Ilnisa dhe Meritoni më në fund janë pajtuar duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Ishte Ilnisa ajo që i tha fillimisht që nuk donte që raporti mes tyre të vazhdonte, dhe se ndihej e fyer nga sjellja e tij, që çoi më pas në puthjen e tyre, teksa ishin pranë njëri tjetrit në shtrat.

E nisur si një puthje lamtumire, pasi dukej se taktikat e tij nuk po funksiononin për të qetësuar xhelozinë e Ilnisës për raportin e tij me Riken, duket se fati ka qenë në anën e Meritonit, pasi çifti është pajtuar më në fund.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Mes të tjerave Ilnisa u pa e përlotur, ndërsa sipas saj e gjithë shtëpia i ishte kthyer kundër. Gjatë spekltaklit të mbrëmjes së djeshme, u publikuan pamjet e xhelozisë së saj, ku mes të tjerave akuzonte Riken si një vajzë e përdalë.

Poll

MOS HUMB