Qytetërim

VD/ Kaos në stadium, Erzeni shënon gol, tifozët e Kukësit tentojnë të godasin arbitrat

Menjëherë pas golit me penallti të Amir Kahrimanoviç, tifozët janë futur në fushë dhe kanë tentuar të godasin arbitrat, të cilat akorduan një 11 metërsh për miqtë. 

k.m.
VD/ Kaos në stadium, Erzeni shënon gol, tifozët e Kukësit
Pamje nga ndeshja

KUKËS- Ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit është ndërprerë në minutën e 64, pasi tifozat e bluve janë futur në fushë pas golit të dytë që shënuan kundërshtarët. Menjëherë pas golit me penallti të Amir Kahrimanoviç, tifozët janë futur në fushë dhe kanë tentuar të godasin arbitrat, të cilat akorduan një 11 metërsh për miqtë. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe Policia, por nuk ia ka dalë, ndaj edhe ndeshja është e ndërprerë në minutën e 64.

ME VIDEO NGA MOMENTI: 

Nga sulmi i tifozëve, një nga policët është goditur në kokë nga një send i fortë, por fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda.

VD/ Kaos në stadium, Erzeni shënon gol, tifozët e Kukësit
Dhunohet polici

Vlen të përmendet se kjo është një ndeshje që vlen për mbijetesën e ekipeve në Superligë. Verilindorët mbajnë vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, ndërsa shijakasit renditen në vendin e 9-të me 23 pikë. Mes tyre bëhen llogaritë për 3 pikët “jetike” për mbijetesën në Superligë./ZËRI

Poll

MOS HUMB