
TIRANË-Një tjetër dasmë do realizohet në “Big Brother VIP”. Heidi dhe Romeo do të “martohen” këtë të premte me një ceremoni në ambientet e shtëpisë, në kuadër të lojës. Zgjedhja e ciftit që do të marohet është lënë në dorën e banorëve, nëpërmjet votimit dhe ata kanë zgjedhur sigurisht Heidin dhe Romeon, të cilët ende nuk është e qartë nëse janë pajtuar apo jo (ose nëse janë cift momentalisht), duke marrë parasysh edhe faktin se Meritoni dhe Ilnisa, cifti tjetër i shtëpisë, u “martuan” njëherë.
Kështu, aktori dhe partnerja e tij, do të shpërndajnë ftesat për banorët (mund edhe të mos ftojnë persona të caktuar nëse nuk duan), do zgjedhin celebruesin dhe shoqëruesit e dasmës dhe gjithcka tjetër, ndërsa njerëzit po shpresojnë (nisur nga komentet në rrjetet sociale) se i ftuarit special për të kënduar mund të jetë edhe Elgit Dona, miku i ngushtë i Romeos (duke marrë parasysh edhe një story të tijën që paralajmëronte në një farë forme prezencën në program). Po ashtu pjesë e dasmës mund të jenë edhe Ledion Liço dhe Ori Nebiaj.
Tashmë na mbetet vetëm të presim dasmën dhe të shohim, nëse kjo do ta forcojë më shumë apo jo historinë e tyre të dashurisë, që ka hasur në jo pak pengesa.